Grabitja spektakolare nga nënë e bir, si vodhi pastruesja tek banesa e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri

vovalbania January 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Grabitja spektakolare nga nënë e bir, si vodhi pastruesja tek banesa e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri

Zbardhet identiteti i pronares së banesës ku u krye grabitja e shumave të majme të parave dhe bizhuterive me vlerë, për të cilat u arrestua pastruesja dhe djali i kësaj të fundit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se grabitja është kryer në banesën e Alda Klosit, ish-zyrtare e lartë në Kryeministri. Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja në fjalë ka ndodhur në datën 15 dhjetor të 2022-shit. Ishte pikërisht Klosi që ka bërë denoncimin në polici më 15 dhjetor, ndërkohë banesa ku është kryer vjedhja ishte marrë nga ajo me qira.

Tashmë pas hekurave ndodhen Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi. Kujtojmë se në banesën e këtyre të dyve u sekuestruan dje shuma të mëdha parash, ndërsa sot mbi 400 mijë euro, që ishin fshehur në tubin e aspirimit. BalkanWeb mëson se pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE