Ju zbulojmë qenin më inteligjent në botë!

vovalbania January 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju zbulojmë qenin më inteligjent në botë!

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi se Malinois belg mund të jetë qeni më inteligjent në botë. Një Malionis është zgjedhja e parë për ata që kanë nevojë për qen nuhatës, roje ose policie dhe tani të dhënat tregojnë se ata janë zgjedhja perfekte pasi janë të pavarur, zgjidhës të problemeve, të shpejtë për t’u përgjigjur dhe të aftë në leximin e njerëzve.

Më shumë se 1000 qen nga 13 raca të ndryshme u rekrutuan dhe kompetenca e tyre u provuan në 10 detyra. Ata më pas u vlerësuan nga ekspertët e smartDOG. Saara Juntila, autore e studimit dhe një studiuese e doktoraturës në njohjen e qenit në Universitetin e Helsinkit tha se:

Shumica e racave kishin pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Për shembull, Labrador Retriever ishte shumë i mirë në leximin e gjesteve njerëzore, por jo aq i mirë në aftësinë për zgjidhjen e problemeve hapësinore. Disa raca, si Shetland Sheepdog, shënuan rezultate të barabarta në pothuajse të gjitha testet, ata nuk kishin rezultate as shumë të larta dhe as shumë të ulëta për ndonjë test. Qeni belg Malinois u dallua në shumë nga detyrat njohëse, duke pasur rezultate shumë të mira në shumicën e testeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49742 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE