E kollitura gjatë pritjes së ëmbël, gjithçka që duhet të dini!

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E kollitura gjatë pritjes së ëmbël, gjithçka që duhet të dini!

Gjatë shtatzënisë mund të ndodhin infeksione ose probleme të tjera të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e shtatzënës dhe/ose të bebes. Ndonjëherë shtatzënat mund të kenë kollitje të vazhdueshme. Kollitja mund të ndodh për shkak të infeksionit virusal, alergjisë ose ndonjë problemi tjetër. Në këtë periudhë të vitit, kollitja më së shpeshti shkaktohet nga infeksioni virusal dhe kjo gjendje përmirësohet me kalimin e ditëve.

Megjithatë, shtatzënat bëhen merak se mos ndoshta kollitja e dëmton beben ose nxit abortin. Kjo ka shumë pak mundësi që të ndodhë pasi që bebja brenda në mitër është shumë mirë e mbrojtur nga vibracionet, zhurmat dhe presioni që shkakton kollitja. Lëngu amnial shërben si amortizues i këtij presioni. Por, kollitja e vazhdueshme mund të jetë shenjë e ndonjë problemi më serioz shëndetësor siç është astma, pneumonia ose alergjia.

Këto sëmundje ndikojnë në shëndetin e shtatzënës, por njëkohësisht mund ta rrezikojnë edhe beben. Për çdo shqetësim që keni patjetër konsultohuni ne mjekun. Mos merrni asnjë mjekim pa u konsultuar me mjekun!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE