“Është njeriu që ma neverit më shumë”, Kiara Tito flet për ish-partnerin!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Është njeriu që ma neverit më shumë”, Kiara Tito flet për ish-partnerin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E teksa debatet për punët e shtëpisë apo strategjitë e ndryshme mbizotërojnë në shtëpinë e BBV, shpeshherë banorët flasin edhe për të kaluarën e tyre, duker përmendur njerëz e ngjarje dhe duke përshkruar emocionet e tyre.

Në një rrëfim të fundit, Kiara ka folur për ish-partnerin e saj. Ajo tregon se ai kishte shumë pasiguri, të cilat shpeshherë ia transmetonte vetë Kiarës. Bukuroshja është shprehur si më poshtë.

Ishin shumë gjëra që nuk shkonin. Kishte shumë pasiguri te vetja e vetë dhe të gjitha pasiguritë m’i transmetonte mua. Unë mërzitesha, por nuk e jepja veten. Nga pëlqimi që kisha, mundohesha që t’ia fshihja këto. Por erdhi një pikë që ishte i padurueshëm. Sot e kësaj dite është njeriu që ma neverit më shumë kur e shoh nëpër Tiranë. Sa e shoh ndërroj rrugë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE