Shuhet diva e madhe e kinematografisë italiane, Gina Lollobrigida!

vovalbania January 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet diva e madhe e kinematografisë italiane, Gina Lollobrigida!

Fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare aktorja legjendare italiane, Gina Lollobrigida. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ANSA. Diva e madhe e kinematografisë italiane ka lindur më 4 korrik 1927 në provincën e Romës Subiaco dhe ishte një nga aktoret më të rëndësishme evropiane dhe një ‘seks simbol’ i viteve 50-60 ndërkombëtarisht. E ndjera luajti në dhjetëra filma me yjet më të mëdhenj të Hollivudit dhe kinematografisë italiane, nga Frank Sinatra dhe Sean Connery te Marcello Mastroianni dhe Humphrey Bogart dhe mori nofkën “La Lolo”.

Në vitin 1955 Lollobrigida luajti në filmin e quajtur “La Donna Piu Bella del Mondo”, nga ku mori edhe famën më të madhe. Ajo realizoi mbi 60 filma. Që kur u tërhoq nga kinemaja, Lollobrigida ka provuar dorën e saj si fotografe, skulptore, fotoreportere dhe drejtuese e modës dhe kozmetikës. Roli kryesor i La Lollo ishte në filmin e John Huston “Beat the Devil” (1953). Në vitin 1961 ajo fitoi një Golden Globe me “Come September”. Modeli i saj i flokëve u përhap shpejt në të gjithë Italinë në vitet gjashtëdhjetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE