Dafina Zeqiri bën veprimin e papritur ndaj Ledrit dhe Sarës

vovalbania August 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dafina Zeqiri bën veprimin e papritur ndaj Ledrit dhe Sarës

Ditët e fundit është rikthyer në qendër të vëmendjes romanca e dikurshme e Dafina Zeqirit me Ledri Vulën. Shkak u bënë këngët e fundit të artistëve, një fragment i cili dukej si një përgjigje ndaj njëri-tjetrit.

Mirëpo ndonëse dyshja janë ndarë prej vitesh dhe vazhdojnë secili jetën e tyre me partnerët përkatës, fansat duket se herë pas herë duan t’i shohin bashkë.

Së fundmi një veprim nga ana e Dafinës dhe partneres së Ledrit, ka trazuar rrjetin. Dafina e cila dikur i ndiqte të dy, ka hequr nga Instagrami si Sarën dhe Ledrin.

Edhe Sara Hoxha nga ana e saj nuk e ndjek Dafinën. Nëse mendoni se edhe reperi nuk e ndjek, gaboheni. Ledri vazhdon ta ndjek Dafinën në Instagram, ndonëse ajo e ka hequr.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50127 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE