Elbasan, sekuestrohen katër apartamente të blera me para’ trafiku!

vovalbania January 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elbasan, sekuestrohen katër apartamente të blera me para’ trafiku!

Katër apartamente me vlerë 300 mijë euro janë konfiskuar në Elbasan pasi çifti i pronarëve rezulton i dënuar për trafik armësh e droge dhe falsifikim. Dyshohet se apartamentet i kanë blerë me paratë e fituara nga veprimtaria kriminale.

Apartamentet me sipërfaqe totale rreth 470 m2, dyshohet se janë blerë nga veprimtari kriminiale të 48-vjeçares Zamira Gjongecaj, banuese në Elbasan dhe 58-vjeçarit Besnik Braka, banues në Tiranë.

Në vitin 2009, bashkëjetuesit u dënuan nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Falsifikimi i dokumenteve”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori për iniciimin e një procedimi pasuror dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fasada 4”, kanë konfiskuar 4 pasuri të paluajtshme (apartamente), me vlerë rreth 300 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të shtetasve: Z. Gj., 48 vjeçe, banuese në Elbasan dhe N. V. alias B. B., 58 vjeç, banues në Tiranë (bashkëjetues).

Këta shtetas janë dënuar ne vitin 2009, nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Në zbatim të vendimit të Gjykatës, u konfiskuan 4 apartamente me vlerë 300 000 euro, me sipërfaqe totale rreth 470 m2, të ndodhura në Elbasan. Vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera që rrjedhin nga veprimtari të ndryshme kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48873 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE