Nëse urinoni shpesh gjatë natës, zbuloni çfarë fshihet pas këtij zakoni të bezdisshëm!

vovalbania January 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse urinoni shpesh gjatë natës, zbuloni çfarë fshihet pas këtij zakoni të bezdisshëm!

Urinimi i shpeshtë në shumicën e rasteve, ka të bëjë me faktin se mund të keni pirë pak më shumë lëngje në orët para se të flini, thotë “National Health Service”. Por nëse zgjoheni shpesh natën për të përdorur tualetin, atëherë mund të vuani nga nokturia. Është e zakonshme tek të moshuarit dhe shpesh rritet me moshën, thuhet në udhëzimet e “National Health Service”.

Gjendja mund të shkaktohet nga një sërë komplikimesh mjekësore, duke përfshirë sëmundjen e diabetit. Diabeti shpesh referohet si një vrasës i heshtur pasi simptomat shpesh maskohen si lodhje ose etje e shtuar, thotë revista “Diabetes UK”. Simptoma të tjera përfshijnë urinimin më shumë se zakonisht, shpesh gjatë natës. “National Health Service” thotë:

Sheqeri i lartë në gjak rrit etjen, kështu që mund të pini më shumë se zakonisht dhe kjo çon në nevojën e shpeshtë për të shkuar në tualet. Nivelet e larta të sheqerit në gjak gjithashtu irritojnë fshikëzën e urinës duke bërë që ju të urinoni më shpesh.

Humbja e peshës dhe humbja e masës së muskujve, kruarja rreth penisit dhe vaginës, janë gjithashtu të zakonshme. Ju gjithashtu mund të zbuloni se prerjet dhe plagët kërkojnë më shumë kohë për t’u shëruar dhe se keni shikim të paqartë. NHS këshillon që të vizitoheni tek një mjek nëse keni ndonjë nga këto probleme.

Paralajmërimi i zemrës

Ndërsa diabeti është një arsye për nokturinë, NHS thotë se kjo mund të jetë edhe për shkak të një problemi të zemrës. Sipas revistës “Insider”  mjeku urolog Jeffrey Weiss thotë:

Nëse keni sëmundje të zemrës, zemra dhe qarkullimi i gjakut bëhen më pak efikase dhe do të vini re ënjtje rreth kyçeve të këmbës. Kur jeni shtrirë ose këmbët tuaja janë ngritur lart, lëngu absorbohet në qarkullimin tuaj të gjakut dhe hiqet nga veshkat tuaja. Kjo rrit nevojën për të urinuar gjatë natës. Ju nuk mund ta pomponi gjakun siç duhet dhe trupi juaj do të përpiqet të përmirësojë qarkullimin tuaj ndërsa pushoni, gjë që mund të çojë në urinim të shpeshtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48891 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE