Rrëfimi prekës i banorit të “Big Brother Vip” për babanë e alkoolizuar: Nuk i flisja as në rrugë

vovalbania January 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vendimi drastik që do të merret për çdo ofendim apo kërcënim tjetër në shtëpinë e Big Brother Vip

Një nga banorët e “Big Brother Vip”, Eni ka folur për fëmijërinë dhe adoleshencën e tij, periudhë e cila nuk ka qenë dhe aq e lehtë për të.

Në një rrëfim prekës, Eni ka pranuar se ka kaluar një fëmijëri të vështirë për shkak të babait të alkoolizuar. Tashmë, prindërit e tij janë të divorcuar, megjithatë, “traumat” i kanë mbetur ende në mendje.

“Unë tim eti për një periudhë nuk i flisja fare. As në rrugë, askund. Gjatë kësaj periudhe më është dashur të punoj dhe të ndihmoj mamin. Kam bërë lloj-lloj punësh, 15-16 vjeç. Kamerier nëpër dasma, laja pjata. Punoja me kova, me llaç. Me gurë, me dru. Periudha më e vështire ka qenë 15 deri në 18 vjeç. Të kesh një baba të alkoolizuar është një problem shumë i madh. Kam përjetuar situata të tmerrshme. E kam falur, nuk ia ve fajin atij si individ. Të nesërmen esëll nuk ishte i keq, ishte tjetër person, por kur pinte transformohej. Fëmijëri e keqe.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49282 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE