“Tea do Luizin, Luizi-Kiarën dhe Kiara veten…”, ja mendimi i Zhaklin Lekatarit!

vovalbania January 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Tea do Luizin, Luizi-Kiarën dhe Kiara veten…”, ja mendimi i Zhaklin Lekatarit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Gjatë ‘Prime-it’ të sotëm debati mes Teas dhe Luizit u komentua edhe nga opinionistët, Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari. Zhaklin tha se Tea do Luizin, Luizi do Kiarën dhe Kiara veten, pra është krijuar një treshe.

Zhaklin: Midis Teas dhe Luizit ka një tërheqje seksuale në mënyrë të fshehur. Për mua gjestet e Teas, bëhen kur ka një lloj intimiteti. Për shkak të këtij intimiteti, Tea u lëndua aq shumë nga komenti i Luizit. Kur nuk e do një person, nuk të lëndon aq shumë fjala e tij. Prandaj ajo është aq e lënduar. Edhe përfshirja e Luizit në buxhet, më bind më shumë për këtë.

 Arbër: E mbështes totalisht Zhakun. Është shenjestër.

Ronaldo dhe Efi u përplasën ashpër me Oltën në hyrje të këtij spektakli. Ronaldo u shpreh se Olta ka qenë më e diferencuar në ditëlindjen e Kiarës, ndërsa kjo gjë u kundërshtua nga Olta. Sipas Ronaldos, Olta përcjell energji negative në shtëpi. Ky koment krijoi debat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE