Shuhet djali i vogël i piktorit Pablo Picasso, Claude Ruiz!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet djali i vogël i piktorit Pablo Picasso, Claude Ruiz!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare Claude Ruiz Picasso, djali i vogël i artistit spanjoll Pablo Picasso. Lajmi është konfirmuar nga avokati i të ndjerit i cili nuk ka dhënë detaje mbi shkaqet e vdekjes. Claude ishte një fotograf dhe regjisor filmi, i cili gjithashtu menaxhoi pasurinë e babait të tij Pablo nga viti 1989 deri në korrik të këtij viti, kur ia dorëzoi përgjegjësinë motrës së tij më të vogël, Paloma.

Claude punoi si asistent i fotografit të famshëm Richard Avedon për gati një vit dhe punoi si fotoreporter për Time Life, Vogue dhe revistën amerikane Saturday Review. Në vitin 2011 iu dha nderimi më i lartë i Francës, Legjioni i Nderit, për punën e tij si artist dhe si administrator i caktuar nga gjykata i pasurisë së babait të tij. Claude kishte katër fëmijë.

Rikujtojmë, se pasuria e Pablo Pikasos mbetet një nga dinastitë më të pasura në botën e artit. Kur Picasso vdiq në moshën 91-vjeçare në vitin 1973, ai la pas më shumë se 45,000 vepra, mes tyre 1,885 piktura, 1,228 skulptura, 7,089 vizatime, 30,000 printime, 150 libra skicash dhe 3,222 vepra qeramike. Në total, pasuria vlerësohej në 650 milion£ në atë kohë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE