Balotazhi i presidencialeve në Çeki, sot mësohet emri i presidentit të ri!

vovalbania January 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Balotazhi i presidencialeve në Çeki, sot mësohet emri i presidentit të ri!

Në Republikën Çeke janë thirrur të votojnë në presidenciale, 8.3 milion zgjedhës. Në këtë vend të Bashkimit Europian roli i presidentit është ceremonial, por kreu i shtetit i jep mandatin qeverisë dhe është komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Lufta ruse në Ukrainë dominoi fushatën. 68-vjeçari Babis tentoi ta portretizojë kundërshtarin e tij si luftënxitës e bëri thirrje për organizimin e një konference të paqes në Pragë. Rivali Pavel shprehet në favor të dërgimit të ndihmës në Kiev. Sondazhet e nxjerrin fitues.

Në raundin e parë, Pavel mori 35.4 për qind të votave, duke siguruar një epërsi fare të lehtë ndaj rivalit Babis, i cili kryesoi me 35 për qind.

E treta u rendit ekonomistja Danuse Nerudova, e cila gjatë fushatës u zotua për një presidencë progresive dhe pro-europiane. Nerudova përfundoi garën me 13.9 përqind të votave, sipas rezultateve nga Enti i Statistikave Çeke.

Babis dhe Pavel shkuan në balotazh, në një përpjekje për të marrë postin e presidentit të katërt që nga themelimi i Republikës Çeke në vitin 1993, pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Fituesi do të zëvendësojë Milos Zemanin, një veteran politik me opinione të forta dhe që ka shkaktuar ndasi në vend.

Në Republikën Çeke, kryetari i shtetit nuk ka kompetenca ekzekutive. Por, në postin e numrit një do të përballet me një inflacion rekord në vendin e Europës Qendrore me 10.5 milion banorë, si dhe me defiçite të mëdha të financave publike në lidhje me konfliktin rus në Ukrainë.

Manjati i biznesit dhe ish-kryeministri Babis, 68 vjeç është personi i pestë më i pasur në Republikën Çeke, sipas revistës Forbes.

Ish-gjenerali Pavel, 61-vjeç mban dekoratën e heroit në luftën serbo-kroate, gjatë së cilës ndihmoi trupat franceze të dilnin nga një zonë lufte. Ai u bë shefi i shtabit të përgjithshëm të Çekisë dhe kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48828 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE