“Veç të jesh me mua”, Elgit Doda nuk ka të ndalur me surprizat e tij…

vovalbania January 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Veç të jesh me mua”, Elgit Doda nuk ka të ndalur me surprizat e tij…

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Por, përpos jetës private mund të themi me plot gojë se viti i kaluar ka qenë tepër i suksesshëm për të edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që jo vetëm kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, por edhe të bëhen virale e të numërojnë miliona klikime.

E duket se edhe këtë vit të ri, producenti nuk do të humbë aspak kohë dhe vetëm pak javë pas “Unë dhe Ti” që është projekti i tij më i fundit, Elgiti ka lajmëruar se do të vijë me një tjetër surprizë , teksa gjithashtu na ka zbuluar një pjesë të këngës.

Epo duket se artisti nuk ka ndërmend të ndalet së kënduari ‘zemrave të thyera’…

Së fundmi, Elgiti ka ndarë me ne një Instastory ku teksa ka shkruar: “Mbeta unë sot, mbeta pa ty, mbeta pa shpirt, mbeta pa sy…” duket se na ka zbuluar pak nga teksti i projektit te radhës. Por një tjetër detaj që bie në sy është dhe fakti se producenti ka etiketuar partneren e tij, Klean në postim.

Mos ndoshta surpriza e radhës do të jetë një duet mes çiftit? Na duhet të presim dhe pak që ta zbulojmë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE