Padyshim dasma e shekullit, influencerja miliardere shpenzon 58 milionë euro për ditën e saj më të rëndësishme!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Padyshim dasma e shekullit, influencerja miliardere shpenzon 58 milionë euro për ditën e saj më të rëndësishme!

Influencuesja dhe trashëgimtarja amerikane Madelaine Brockway ka realizuar dasmën e ëndrrave. Ajo ka shpenzuar  58 milionë euro për të marrë me qira Château Villette për ceremoninë, akomodimin për një natë në Pallatin e Versajës, një koncert privat nga Maroon 5, një drekë private në Suitën Chanel Haute Couture në Ritz, një darkë provash në Opera dhe festa nën Harkun e Triumfit, aeroplanë privatë për të ftuarit, akomodim luksoz me pesë yje, shëtitje përgjatë Seine dhe patjeterë Dior krijon një fustan ëndrrash.

Brockway e cila u martua me agjentin e muzikës Jacob LaGrone, në atë që tashmë është quajtur “dasma e shekullit”. Babai i miliarderes, Robert “Bob” Brockway, është një manjat i suksesshëm që shërben si president dhe CEO i Bill Ussery Motors. Ai është i martuar me Paula Brockway, nënkryetare e degës së Mercedes-Benz Coral Gables.

Sipas disa mediave amerikane, pak javë më parë Bob shiti dy nga koncesionarët e tij për një shumë afër 650 milionë dollarë. Sipas disa portaleve në internet, pasuria e 26-vjeçares do të shkonte në 500 milionë dollarë.

Brockway është një nga familjet më të pasura në Florida. Anëtarë të ndryshëm të familjes ofrojnë mbështetje të rëndësishme financiare dhe në organizatat bamirëse.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50811 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE