Produksioni apo Luizi Ejlli dhe shqiptarët? Intrigat që po luhen brenda shtëpisë së Big Brother Vip

vovalbania February 05, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Produksioni apo Luizi Ejlli dhe shqiptarët? Intrigat që po luhen brenda shtëpisë së Big Brother Vip

“Big Brother Vip” tashmë është futur në një dimension tjetër, sa i përket popullaritet. Kjo u vërtetu edhe një herë mbrëmjen e djeshme, ku Prime ishte me ndodhi të papritura.

Megjithatë, duket se ngjarjet që kanë ndodhur brenda e sidomos loja shumë e fuqishme që ka bërë Luiz Ejlli brenda, e ka kapur në befasi produksionin, të cilit shumë situata i kanë dalë nga duart dhe nuk i ka menaxhuar siç duhet.

Parë lojën e fortë që ka bërë Luizi brenda shtëpisë së Big Brother Vip, mbrëmjen e djeshme në mënyrë shumë tinzare i dhanë në dorë një lojtareje të pozicionuar shumë qartë krah Olta Gixharit, për të nxjerrë nga shtëpia e Big Brother Vip një nga kundërshtaret e grupit të drejtuar nga Olta.

Produksioni në mënyrë të qëllimtë mendoi që t’i jepte Dea Mishelit të drejtë për të nominuar tre banorë, ku njëri prej tyre do të dilte nga shtëpia. Dhe siç të gjithë shqiptarët e dinin, ajo zgjodhi Luizin, Efin, Kiarën.

Tendencën që ka produksioni për të luftuar Luizin është shumë e dukshme tashmë në sy të të gjithë shqiptarëve, të cilët i janë kthyer kundër. Është e pakuptimtë që nuk diskutohen fare në Prime komentet e Amosit dhe Dea Mishelit, teksa në ditën më të lumtuar të një njeriu, tek martohej, i uronin Luizit të digjej i tëri. Aq më tepër që Dea Mishel u ankua për kërcënime nga Luizi. Por si mundet që produksioni të mos i shikojë këto gjëra?!

Meqenëse jemi tek gjuha e dhunës. Nxitje më të mëdhe për gjuhën e dhunës po e bën produksioni me makinacionet e tij dhe me intrigat që fut në shtëpi herë pas here kundër një personi. Si mund të tolerohet sjellja e Olta Gixharit, teksa i mori duke i sharë të gjithë me radhë që nga banorët e deri tek produksioni dhe ndaj saj nuk u mor asnjë masë.

Shumica që shikojnë këtë format, në fakt besojnë se “dhoma e rrëfimit” është kthyer në një dhomë ku Olta Gixhari bën pakte me produksionin se kush del dhe kush jo. Kjo besohet se ka ndodhur edhe në rastin më të fundit, teksa Olta i ka vënë kusht produksionit që Efi duet të dalë jashtë shtëpisë së Big Brother Vip dhe kështu ndodhi.

A e kupton produksioni që shumica e shqiptarëve që e shikojnë Big Brotherin e shikojnë prej Luizi Ejllit dhe jo për banorët e tjerë? A e kupton produksioni që negativitetin më të madh në atë shtëpi e prodhon Olta Gixhari bashkë me lojtarët e tjerë që i shkojnë pas?

A kuptohet ndopak nga Top Channel se me intrigat që po bën së fundmi produksioni po e vret me duart e tij këtë format mjaft të shikuar nga shqiptarët?

Si mundet që Olta Gixhari të thotë që Amosi nuk dehet kurrë, kur me zë dhe figurë videot e tyre të dehur kanë qarkulluar nëpër rrjete dhe kanë bërë skena jo etike për një format televiziv që e shikojnë miliona shqiptarë?

Jo me larg se sot, e gjithë shtëpia e drejtuar nga Olta ishin mbledhur bashkë dhe bisedonin sesi mund të nxjerrin jashtë Luizin. Edhe kur ai nuk është aty, ata flasin për Luizin.

Çfarë ka bërë Olta për këtë Big Brother? Po Tea, Amos, Dea, Nita, Diola. Asgjë. Po, Luizin e kemi parë duke kënduar, duke argumentuar, duke sharë, duke qeshur, duke dashuruar, duke qarë, duke treguar barcaleta, duke lujtuar, duke gënjyer dhe në shumë dimensione të tjera.

Futuni dhe shikoni komentet në rrjetet sociale të Big Brother dhe jo vetëm. Gati 100% e tyre janë në mbështetje të Luizit dhe kundër lojës së shpifur që bën produksioni. Pse nuk publikohen asnjëherë të dhënat e votimit që bën publiku, meqenëse shumicën e rasteve flitet në emër të publikut.

Nëse këtë show e bëni për publikun si ka mundësi që shumicën e shqiptarëve e keni kundër? E keni menduar që duke vazhduar duke mos bërë lojë të pastër, që ata, pra publiku që ju mban dhe ju ka dhënë këtë rëndësi, të jetë i zhgënjyer dhe ta brakisë në masë si emision?

Po Arbana e kupton se ndryshe nga vjet, sivjet po i kthehen njerëzit kundër për shkak të drejtimit të lojës që po bën produksioni në favor të Olta Gixharit?

Megjithatë, produksioni duhet të mendojë se me lojën që po bën, shqiptarët bashkë me Luizin janë kundër tij. Të shikojmë sesi do jetë Big Brother Vip nëse Luiz Elli del nga shtëpia, dhe aty rrinë vetëm disa njerëzi që vetëm hanë dhe flenë gjithë ditën.

Siç ka thënë dhe Arbana Osmani, publiku i shikon të gjitha. /Vip-Magazine.al/

*Shënim redaksional 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48847 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE