Ishte zhdukur 2 vite më parë, gjendet i vdekur 24-vjeçari në Mamurras

vovalbania February 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ishte zhdukur 2 vite më parë, gjendet i vdekur 24-vjeçari në Mamurras

Është gjetur ditën e sotme i pajetë, trupi i 24-vjeçarit Klevis Lleshit, i cili u zhduk dy vitë më parë.

Mësohet se trupi i pajetë është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e ADN-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi.

Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet pas denoncimit të familjarëve në qershor të vitit 2020 se Klevis Lleshi dyshohej të ishte marrë peng në afërsi të Pallatit të Sportit në Burrel. Hetimet u shtrinë në kohë dhe në disa qytete por nuk pati asnjë rezultat në gjetjen e vendndodhjes së tij apo të autorëve të dyshuar, derisa trupi i pajetë u zbulua në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë.

Lleshit i është vrarë babai për gjakmarrje, në 2016 i është vrarë xhaxhai para shtëpisë, dhe po në të njëjtin vit i është zhdukur pa gjurmë kushëriri.

Ai është në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli. Në 2012 vritet dhe digjet në makinë në Britani Afrim Hoxha. Policia po punon për zbardhjen e plotë ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50112 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE