“Plas” keq mes banorëve në shtëpinë e BBV, modelja e njohur nuk “përmbahet”: Unë kam 3 shtëpi, ti s’ke ku rri

vovalbania February 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vendimi drastik që do të merret për çdo ofendim apo kërcënim tjetër në shtëpinë e Big Brother Vip

Banoret e “BBVK”, Juliana Nura dhe Vivien Thano, prej ditësh tashmë kanë pasur disa debate, ndërsa ditën e sotme ka pasur një tjetër përplasje mes tyre.

Debatet me Vivit dhe Xhulit nisën rreth dy javë më parë pasi vajzat komentuan romancat e njëra tjetrës në “BBV”. Xhuli i tha Vivit se “është në lojë nga Getinjo”, ndërsa Vivi i tha asaj se “Athdheu e la ‘live’ në emision”.

Së fundmi vajzat i janë rikthyer debateve, ku përplasja që patën nisi për punët e shtëpisë, për të vijuar me fjalë më të rënda. Komenti i Vivit, “do dalësh nga këtu, po ku do shkosh pastaj”, solli një reagim të ashpër nga Juli.

“Unë kam 3 shtëpi, ti as 1 shtëpi nuk ke. Me siguri jeton në Tiranë me qera. Dihet që nuk ke shtëpi se ti je punëtore, unë punëdhënëse, ka dallim”-tha Xhuli.

Në një bisedë më herët, Juliana i ka thënë Artanit dhe Brunos se kur Vivien kishte probleme me Getinjon ajo i kishte shkuar afër për ta pyetur se si është. Ajo ka thënë se Vivi nuk është sjellë mirë me të kur ajo me Atdheun e ndërpreu romancën e nisur.

“E kur vjen puna tek dikush tjetër që ka probleme, Vivien thotë se i dashuri të ka lënë para 5 milionë njerëzve. Ajo mendon se më ulë poshtë me këtë gjë, jo motra ime nuk më ka lënë para 5 milionë njerëzve. Ajo është bullizuesja më e madhe në këtë shtëpi”, ka thënë Juliana.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49611 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE