Vila e Arben Ahmetajt provë në SPAK/Faktet u denoncuan në emisionin “Inside Story”!

vovalbania February 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vila e Arben Ahmetajt provë në SPAK/Faktet u denoncuan në emisionin “Inside Story”!

Pa kaluar shumë orë nga investigimi i emisionit “Inside Story” në të cilin u ekspozuan dokumenta ekskluzivë ndaj Arben Ahmetajt, SPAK ka zgjeruar hetimet duke urdhëruar administrimin e tyre si prova.

Burime shumë të sigurta konfirmojnë se këto shkresa dhe prova të transmetuara në Top Channek do t’i bashkangjiten veprimeve hetimore të Prokurorisë së Posaçme që po hedh dritë mbi rolin e ish-ministrit të Financave e më pas ish-zv.kryeministrit në çështjen e inceneratorëve.

Për herë të parë, në emisionin “Inside Story”, investigimi tregoi për fakte që tregojnë se si Arben Ahmetaj ka përfituar prona me vlerë qindra mijëra euro nga të dyshuarit e inceneratorëve.  Shkresat dhe transaksionet vërtetojnë se si Ahmetaj ka siguruar një vilë luksoze në bregdetin e Lalzit nga biznesmeni Klodian Zoto.

Prona rezulton në emrin e bashkëjetueses së Ahmetajt zonjës Erjola Hoxha. Emailet mes kompanisë ndërtuese dhe biznesmenit Zoto, vërtetojnë se ishte pikërisht ky shtetas porositësi i vilës në fshatin turistik.

Si përfitues i vërtetë, Ahmetaj ishte fshehur pas një kontrate noteriale të nënshkruar nga një prej miqve të tij më të afërt. Përmes një tjetër kontrate shit-blerjeje, vila kalon në emrin e bashkëjetueses së Ahmetajt. Faktet e reja të publikuara në Inside Story  provojnë implikimin e fortë të Ahmetajt në çështjen e inceneratorëve.

Në një tjetër zhvillim të lidhur me SPAK-un, Prokuroria e Posaçme “hoqi dorë” nga 21 Janari, duke ia kaluar Prokurorisë Tiranë hetimin për ngjarjet e 12 viteve më parë dhe që çuan në vrasjen e katër protestuesve.

Në kallëzimin për 21 Janarin, të majtët këmbëngulën se audio-regjistrimi i bërë publik gjatë 12 vjetorit të tragjedisë qartësonte se urdhërat për të qëlluar me armë ishin dhënë nga funksionarë të lartë. Ky vendim do të thotë se tanimë e vetmja dosje e mbetur hapur do të jetë ajo për autorët e pagjetur për vrasjen e dy qytetarëve Hekuran Deda e Aleks Nika. Për këtë të fundit, prokuroria ka përcjellë një letër-porosi në Itali.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49439 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE