Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, Damian Gjiknuri në SPAK!

vovalbania February 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, Damian Gjiknuri në SPAK!

Abuzimet me projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri sot ishte në SPAK ku qëndroi për rreth 40 minuta. Në kohën kur drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës, në vitin 2017 Gjiknuri depozitoi në Prokurori një kallëzim mbi abuzimet që u konstatuan nga raporti i auditit lidhur me këtë projekt, i cili përllogariti një dëm prej 54 milion dollarësh në ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Damian Gjiknuri pati urdhëruar auditin dhe dorëzoi kallëzimin në dhjetor të 6 viteve më parë. Këtë të premte dha shpjegime lidhur me këtë çështje, pas pafajësisë që morën ish-zyrtarët e kallëzuar.

Në një deklaratë për mediat, jashtë mjediseve të SPAK-ut, bëri të ditur se në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar dha dëshminë për atë që e ka cilësuar si një nga abuzimet më të mëdha në historinë e rrugëve në Shqipëri, atë të autostradës Tiranë-Elbasan. Gjiknuri tha se kjo rrugë u kontraktua 240 milion euro e përfundoi me një kosto prej 400 milion eurosh.

Kam qenë në lidhje me rolin si ministër në konstatimin e një prej abuzimeve më të mëdha në historinë  e rrugëve në Shqipëri, atë Tiranë-Elbasan,  rrugë e cila ishte kontraktuar 240 milion euro dhe përfundoi me një kosto 400 milion euro. Shpjegimet i dhashë në Prokurori.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49060 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE