Bora Zemani denoncon një ngjarje në llogarinë e saj në Instagram, çfarë ka ndodhur këtë herë?

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bora Zemani denoncon një ngjarje në llogarinë e saj në Instagram, çfarë ka ndodhur këtë herë?

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private dhe postimet që ndan në rrjete sociale. Si ka qenë dhe më i fundit ku Bora ka denoncuar në Instagrami-n e saj një vjedhje që i ka ndodhur një mikeshës së saj. Teksa ka ndarë video-n ku në kamera duket qartazi një vajzë që i merr telefonin kësaj të fundit, krahas ka shkruar:

Ky është veprimi më i turpshëm që mund të bëjë dikush! Shoqes sime i ra telefoni në rrugë kur po futej në makinë dhe ndërkohë që ishte brenda tek makina gri që duket në video, kalon kjo vajza tjetër, e merr pa pikë turpi, kthen dhe kokën të shohë a e ka parë njeri dhe duket qartë që e ka telefonin në duar pastaj. Të gjithë pamjen shoqja ime e pa nga makina. Ktheu makinën dhe e ndaloi vajzën pak më poshtë duke e pyetur nëse mori një telefon në tokë. Dhe vajza pa pikë turpi tha “Jo, më kontrollo. Dhe pak shpejt të lutem se jam vonë për punë!” Aq sa shoqja ime u ndje në turp të këmbëngulte më shumë dhe po dyshonte te vetja se mos po e akuzonte kot. Ndaj hapëm kamerat tona dhe të bizneseve të tjera afër dhe ja ku është… na vjen turp ne që e shohim! E tregova me detaje jo sepse është problemi tek një telefon por tek gjesti i shëmtuar! Të marrësh diçka që NUK ËSHTË E JOTJA. Dhe për më tepër ta gënjesh në sy të zotin. Ndaj pamjet do të shkojnë në polici dhe nëse vajza nuk kthen menjëherë telefonin aty ku e ka marrë unë do të publikoj dhe fytyrën e saj! 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49079 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE