“Doni detaje?”/ Zbuloni banorët që kanë puthur në buzë dikë të së njëjtës gjini

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Doni detaje?”/ Zbuloni banorët që kanë puthur në buzë dikë të së njëjtës gjini

Në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” së fundmi banorët kanë realizuar lojën “E kam bërë, se kam bërë.” Të vendosur përballë një monitori ku shfaqeshin situatat, me një tabelë në dorë ku në njërën anë shkruante ‘e kam bërë’ dhe në tjetrën ‘se kam bërë’ ata janë përgjigjur.

Teksa në ekran u shfaq situata “Kam puthur dikë të së njëjtës gjini”, ishin tre banorë që thanë “e kam bërë”, Bledi Mane, Nita Latifi, Diola Dosti, Keisi Medini, Dea Mishel dhe Kiara Tito. Dy të fundit thanë se e kanë bërë këtu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndërsa kur e pyetën gazetarin se kë ka puthur, ai preferoi të mos jepte emër por tha: “Tani doni detaje?”.

I pyetur se si ka ndodhur, Mane shtoi: “Po ke qenë tapë, esëll, ke qenë jashtë, ke qenë brenda”.

Në këtë mënyrë gazetari pranoi se ka puthur një mashkull në buzë duke habitur jo vetëm banorët, por edhe publikun.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49315 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE