Kërkoni të shmangni hekurosjen e rrobave?! Ja se çfarë duhet të bëni!

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërkoni të shmangni hekurosjen e rrobave?! Ja se çfarë duhet të bëni!

Hekurosja e rrobave është një prej punëve më bezdisëse për shumë gra. Megjithatë, për ta shmangur sa më shumë hekurosjen është e nevojshme të dini disa truke të thjeshta. Gjithçka ka të bëjë me lavatriçen para se t’i fusni rrobat për t’i larë. Çfarë duhet të bëni? Thjesht mbështillni letër alumini sa një top tenisi dhe vendoseni në lavatriçe. Ky truk bën mrekulli sepse letra e aluminit do t’i ndihmojnë rrobat tuaja të lahen më mirë dhe ndalon grumbullimin e elektricitetit statik. Do të kurseni kohë dhe para, ndaj pse të mos e provoni.

Që lavatriçja të funksionojë më mirë përsa i përket pastrimit të rrobave dhe të mos konsumohet, duhet të kemi kujdes se si e përdorim dhe e mirëmbajmë. Për shembull, ekziston një gabim që bëjnë shumica e njerëzve dhe ndoshta është më i madhi kur bëhet fjalë për përdorimin e lavatriçes. Mbyllni derën pas çdo përdorimi! Ajo nuk duhet të mbyllet pasi kur dera e makinës larëse mbyllet pas funksionimit të saj, lagështia bllokohet brenda kazanit.

Ndërkaq, sasia e madhe e detergjentit bën më shumë dëm se sa dobi. Kur përdorni shumë detergjent formohet një sasi e tepërt shkume brenda kazanit të lavatriçes dhe për këtë arsye rrobat dalin me njolla të bardha dhe janë të ashpra në prekje. Nëse pyesni se cila është sasia optimale e detergjentit të cilin do të duhej ta hidhnit në makinën larëse para se ta aktivizoni, ne po ju tregojmë përgjigjen e duhur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48647 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE