Shpërthimi që rrafshoi hotelin në Sarandë, Bashkia evidenton dëmet!

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthimi që rrafshoi hotelin në Sarandë, Bashkia evidenton dëmet!

Bashkia Sarandë ka reaguar pas shpërthimit të mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit bregdetar dhe që çoi në hedhjen në erë të një hoteli, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Ky institucion bën të ditur se një grup specialistësh të Ndërmarrjes së Shërbimeve, Emergjencave Civile dhe Shërbimit Zjarrfikës, kanë evidentuar dëmet e shkaktuara në hapësirat publike përreth. Bashkia u bën thirrje strukturave ligjzbatuese për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve.

Pas situatës jo të zakonshme, të krijuar mëngjesin e sotëm në një nga bizneset hoteliere në shëtitoren e qytetit të Sarandës, një grup specialistësh të Ndërmarrjes së Shërbimeve, Emergjencave Civile dhe Shërbimit Zjarrfikës, kanë evidentuar dëmet e shkaktuara në hapësirat publike përreth.

Punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Bashki, po punojnë në shëtitoren e qytetit dhe hapësirat publike përreth, për të bërë të mundur eliminimin e pasojave dhe dëmeve në këto hapësira, si dhe normalizimin e situatës. Në të njëjtën kohë, u gjendemi pranë qytetarëve të dëmtuar për çdo nevojë, që mund të kenë, për kapërcimin e kësaj situate.

Inkurajojmë strukturat ligjzbatuese për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Jemi të bindur se kjo ngjarje dhe pasojat e saj, të cilat, për fatin e mirë janë vetëm materiale, do të eliminohen shpejt dhe nuk do të kenë asnjë impakt negativ për qytetin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49363 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE