Shën Valentini në BBV/ Elgit Doda zbulon surprizën që Luizi ka përgatitur për Kiarën: Mbajeni mirë mend këtë

vovalbania February 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sa më do nga 1-10? Kiara befason Luizin me përgjigjen e saj

Ky Shën Valentin ka gjetur të izoluar çiftin më të ri të showbizit shqiptar, Kiarën dhe Luizin. Megjithatë, ata sigurisht nuk do të qëndrojnë pa festuar dhe përveç “Vëllait të Madh” i cili do japë një dorë në përgatitjet, Luizi si duket qenka kujdesur deri në detaj që kjo ditë të jetë sa më e bukur për partneren e tij.

Por, si mund t’i bëhet qejfi dhe të përkëdhelet një femër? Përveç luleve, dhuratave, darkës romantike dhe qirinjve një këngë e dedikuar për të është tjetër nivel.

Ka qenë këngëtari Elgit Doda ai i cili ka “zbuluar” këtë suprizë të Luizit, i cili edhe më herët i tha Kiarës që 14 shkurti do të jetë një ditë e veçantë për të.

Teksa ka postuar një pjesë të shkurtër të këngës, Elgiti ka paralajmërua: Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh.

Ky postim i këngëtarit është ripostuar edhe nga vetë Instagrami i Luizit dhe menjëherë intuita jonë na bën që të mendojmë se ky është një tekst i përgatitur nga Elgiti, të cilin do e këndojë Luizi dhe është dedikim për Kiarën.

Shën Valentini në BBV/ Elgit Doda zbulon surprizën që Luizi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE