Eurodeputetë “idiotë”, eurokomisioneri Varhelyi shpreh keqardhje për ofendimet!

vovalbania February 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Eurodeputetë “idiotë”, eurokomisioneri Varhelyi shpreh keqardhje për ofendimet!

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi shprehu keqardhje për komentet e djeshme kur në sallën e Parlamentit Europian u dëgjua duke quajtur “idiotë” disa eurodeputetë.  Gjatë debatit për zgjerimin, me mikrofon ndezur, Varhelyi pyeti në hungarisht shefin e kabinetit të tij: “Edhe sa idiotë kanë mbetur?”. Kjo pyetje i referohej numrit të atyre që do ta pyesnin mbi ndikimin e Rusisë në Ballkan.

Sinqerisht shpreh keqardhje për keqkuptimin rreth një komenti që bëra gjatë debatit në seancë plenare të Parlamentit Europian. Ky ka qënë një diskutim privat në hungarisht mes meje dhe shefit të kabinetit tim për një çështje krejt tjetër. Kjo është nxjerrë jashtë kontekstit e unë kërkoj falje për çdo keqkuptim.

Eurodeputeti hungarez, Sandor Ronal shkroi se komisioneri ka fyer deputetët e gjithë Parlamentin Europian ndaj duhet të japë dorëheqje.

Deputeti nga Kroacia, Tomisllav Sokol, i cili drejtoi pyetjen pas së cilës Varhelyi bëri komentet, tha se “pret që ai t’i kërkojë falje publike e po ashtu Parlamentit Europian”.

Edhe më e rëndësishme se kjo është që komisioneri Varhelyi të jetë i paanshëm në raportet me Serbinë dhe presidentin Vuçiç.

Zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer, u pyet nga gazetarët se çfarë masash ka ndërmarrë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pas këtij incidenti?

Nga të gjithë anëtarët e Komisionit Europian pret të tregojnë respekt ndaj të gjitha institucioneve të BE-së dhe të shmangin sjelljet të cilat mund të shihen si mungesë respekti.

Për një kohë të gjatë, Parlamenti Europian e ka në shënjestër eurokomisionerin Varhelyi, të cilin e ka kritikuar se është “tepër i afërt” me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe me liderin e serbëve në Bosnjë -Hercegovinë, Milorad Dodik.

Madje, përmes një rezolute, Parlamenti Europian ka kërkuar nga Komisioni që të kryejë hetime të brendshme për sjelljen e tij. Anëtarë të PE-së dyshojnë se Varhelyi ka ndërhyrë për të anashkaluar shkeljen e vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit në disa vende që aspirojnë anëtarësimin në BE, sidomos Serbinë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE