Ndryshojnë çmimet e karburanteve, rritje për naftën, benzinën e gazin!

vovalbania February 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshojnë çmimet e karburanteve, rritje për naftën, benzinën e gazin!

Me vendim të Bordit të Transparencës ndyshojnë sërish çmimet e karburanteve në vendin tonë. Nga ora 18:00 e ditës së sotme, litri i naftës do të shitet 195 lekë, pra me një rritje me 5 lekë krahasuar me vendimin e fundit. Rritje me 4 lekë ka pësuar edhe çmimi i benzinës duke u shitur me 189 lekë për litër. Po ashtu gazi ka një rritje me 5 lekë për litër, në 80 lekë. Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme kur të pasqyrohen ndryshimet e radhës.

Në vendim thuhet:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183  lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 101 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 15 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49961 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE