Nën hetim për pasurinë, KPK lë në fuqi vendimin për prokuroren e Durrësit

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nën hetim për pasurinë, KPK lë në fuqi vendimin për prokuroren e Durrësit

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shpallur më parë për prokuroren e Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo), për mosdeklarimin e të ardhurave. Ditën e sotme, pas kërkesës së rivlerësimit të çështjes, trupi gjykues në mënyrë unanime vendosi përfundimisht lënien në fuqi të vendimit të dhënë më 20.07.2020, për konfirmimin e detyrës që ajo ka marrë.

Prokurorja e Durrësit, gjatë vitit 2022 është përballur me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me detyrimin për të provuar ligjshmërinë e të ardhurave të bashkëshortit nga disa kompani private.

Osmani ishte hetuar fillimisht vetëm në kriterin e pasurisë, por se më pas ishte vendosur rihapje e hetimit edhe në dy kriteret e tjera.

Ajo më parë ka pretenduar se të gjitha të ardhurat ishin të ligjshme, ndërsa fajësoi kompanitë për të cilat bashkëshorti kishte punuar për mospagimin e detyrimeve.

Njoftimi vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 49/2020, datë 16.11.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 275, datë 20.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enkeleda Osmani (Xhengo).

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 275, datë 20.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Enkeleda Osmani (Xhengo).

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.02.2023

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48554 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE