Çfarë i mungon Sardi Strugaj?! Ja përgjigjja e tij për TAR!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë i mungon Sardi Strugaj?! Ja përgjigjja e tij për TAR!

Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.

Në këtë mbrëmje gala mjaft të veçantë për radion më të dashur dhe më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pjesëmarrës ishin të gjithë ata që kanë punuar për të, kanë dhënë një kontribut të madh dhe gjithmonë kanë qenë të palodhur. Yje nga bota e madhe e televizionit, artistë, këngëtarë, moderatorë, prezantues, aktorë dhe figura të tjera publike mjaft të njohura u mblodhën në Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të festuar  25-vjetorin e radios më unike.

I ftuar këtë mbrëmje të veçantë, ishte edhe artisti shumë i dashur për publikun, Sardi Strugaj. Ai u shpreh për TAR në këtë 25-vjetor.

Jam shumë i lumtur sepse doja ta festonim bashkë këtë 25-vjetor. Jam pak më i madh se Top Albania Radio kshuqë më vjen mirë ta festojmë bashkë.

Por çfarë i mungon Sardit?!

Më mungon dashuria…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49241 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE