Green Albania – Një fushatë ndërgjegjësuese për zhvillimin e gjelbër në Shqipëri

vovalbania February 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Green Albania – Një fushatë ndërgjegjësuese për zhvillimin e gjelbër në Shqipëri

Fokusi i viteve të fundit është në zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin drejt një ekonomie të gjelbër. Por çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Vitin që lamë pas, Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës zbatuan programin “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, ku një vëmendje e veçantë iu kushtua shëndetit dhe mbrojtjes së mjedisit, politikave të gjelbra, zhvillimit të qëndrueshëm dhe nismave ndërgjegjësuese për të fuqizuar dhe motivuar të rinjtë të jenë më të përgjegjshëm ndaj mjedisit.

Në kuadër të shumë iniciativave të ndërmarra, është realizuar dhe një video-dokumentar, ku këndveshtrimi, investimet, prioritetet dhe roli që duhet të kenë institucionet publike, organizatat rinore e kompanitë private, shpalosen si një thirrje për të ardhmen e investimeve të gjelbërta në vend.

Ndër investitorët që reflektojnë një shembull për t’u ndjekur, njëkohësisht partner strategjik i “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” ështëCoca-Cola Bottling Shqipëria. Fokusi në investimet e gjelbërta na shërben si një model që na udhëzonpër rëndësinë evendosjes sëprioriteteve dhe mekanizmave të duhuranga institucionet publike, të tilla qëtë lehtësojnë implementimin e investimeve tëqëndrueshme në Shqipëri.

Në një bisedë me Kryetarin e Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, President i Coca-Cola Bottling Shqipëria z. Luca Busi, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar znj. Dafina Peci dhe Koordinatore e Përgjithshme e programit Tirana EYC 2022 – KRK Aspasjana Kongo, vjen video-dokumentari i titullit “Green Albania”.

Ky video-dokumentar nxjerr në pah natyrën komplekse dhe multidimensionale tëpolitikave të gjelbra, e cila nxit nevojën e bashkëpunimeve dhe strategjive ndërsektoriale.

Nisma jonë e përbashkët për të rritur ndërgjegjësimin mbi këto tema, pasqyrohet përmes kësaj fushate promovuese dhe informuese e cila shënon edhe fillimin e një rrugëtimi dhe bashkëpunimi të përfocuar midis organizatave të shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe të rinjve, si aktorët kyç për të avancuar implementimin e politikave të gjelbra në Shqipëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48876 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE