“Më rifitoi duke më dhuruar një çantë 300 mijë euro”/ Çifti i njohur i showbizit rikthehen bashkë

vovalbania February 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më rifitoi duke më dhuruar një çantë 300 mijë euro”/ Çifti i njohur i showbizit rikthehen bashkë

Pas shumë lajmeve për ndarjen e tyre të bujshme, modelja bukuroshe Wanda Nara është sërish në krahët e futbollistit Mauro Icardi.

Në një intervistë të fundit për mediat italiane, 36-vjeçarja ka rrëfyer gjithçka për marrëdhënien me ish-sulmuesin e Interit dhe jo vetëm.

“Mauro më rifitoi duke më dhuruar një çantë 300 mijë euro. Ai është burri im. Shpresojmë të jemi bashkë për gjithë jetën. Ai ra në dashuri me mua jo në një lokal nate, por kur po bëja makarona me gjalpë dhe isha me pizhame. Aktualisht jemi shumë të lumtur në Turqi. Jemi mirë në Stamboll”, është shprehur ajo.

“Më rifitoi duke më dhuruar një çantë 300

Së fundmi qarkulluan thashetheme se Wanda ishte duke u takuar me Keita Balde, një ish-koleg i Mauro Icardit që aktualisht luan me Spartakun e Moskës. Ndërkaq, Balde është martuar vetëm 7 muaj më parë.

Sipas një paparaci spanjoll, të dy kanë muaj që janë në një lidhje teksa futbollisti është i martuar me italianen Simona Guatieri.

Por në të vërtetë Mauro dhe Wanda janë së bashku edhe pas 9 vitesh lidhje të mbushur me grindje, krisje e thashetheme për tradhti. Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE