Gati të ndajmë me ju projektin e parë të Top Channel Films, por duhet të prisni edhe fare pak…

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gati të ndajmë me ju projektin e parë të Top Channel Films, por  duhet të prisni edhe fare pak…

Dy muaj më parë xhiruam skenën e fundit të “Në Kuadër Të Dashurisë”, filmit të parë të Top Channel Films dhe tani jemi gati ta ndajmë me ju. Duhet të prisni edhe fare pak…

Historia e një çifti të martuar prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje. Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerëzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri. Sepse kur dashuria është akoma aty, asgjë nuk është e pamundur.

Titulli Origjinal: “Në Kuadër Të Dashurisë”
Filmi Fillon: 10.10.2023
Zgjatja e Filmit: 95 minuta
Shteti/Viti: ALB/2023
Lloji: Komedi/Romancë
Aktorë: Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Olta Gixhari, Luiz Ejlli, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro
Regjisori: Koloreto Cukali.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE