Sulmi me kallash ndaj ‘TCh’/ Artan Hoxha publikon FOTO-n e rojes së vrarë: Ishte baba i tre fëmijëve

vovalbania March 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmi me kallash ndaj ‘TCh’/ Artan Hoxha publikon FOTO-n e rojes së vrarë: Ishte baba i tre fëmijëve

Pal Kola, roja i sigurisë së Top Channel, mbeti i vrarë pas mesnate si pasojë e një sulmi me armë zjarri ndaj ambienteve të televizionit kombëtar. Gazetari Artan Hoxha thotë se pas gati një muaji, Kola do të bënte 61 vjeç.

“Pal Kola, baba i tre femijeve, per 24 dite do te mbushte 61 vjeç… I punesuar roje sigurie me nje rroge qesharake, per te mbrojtur nje media kombetare…. Populli thote:”Peri keputet aty ku eshte me i holle”.. Por jo kaq i holle dreqi ta haje…”, shkruan Hoxha ndër të tjera.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të hëne, sapo kishte kaluar data 27 Mars. Dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar, kanë mbërritur para ambiente të Top Channel me një mjet tip “Range Rover” dhe kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi.

Për pasojë, mbeti i vdekur roja 60 vjeçar dhe shkatërruan vetratat e xhamit të godinës. Në momentin e sulmit, në disa prej zyrave të televizionit ka pasur personel sepse turnet vetëm pak minuta para ngjarjes ishin ndërruar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE