“Flokë dëbore dhe reshje shiu”/ Meteorologu zbulon se çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë: Ja kur do të kemi rritje temperaturash

vovalbania April 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Flokë dëbore dhe reshje shiu”/ Meteorologu zbulon se çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë: Ja kur do të kemi rritje temperaturash

Dita e sotme pritet që të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve të paktën gjatë paradites në të gjithë territorin shqiptar. Sinoptikani Hakil Osmani bëri me dije se pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara mbeten në zonat malore, por nuk priten të gjenerojnë reshje.

Sa i përket fundjavës parashikohet të kemi herë pas here vranësira të shpeshta. Gjatë ditës së shtunë këto vranësira do të jenë të fokusuara në zonat malore, duke krijuar mundësi për reshje të pakta në qytete ndërsa në zonat e thella malore do të ketë shfaqej të pakta të flokëve të dëborës.

Dita e diel do t’i ketë disi më të shpeshta vranësirat duke rrezikuar edhe qytetet e zonës së ulët. Orët e mbrëmjes do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve të motit.

Fundjava do të ketë një rritje të temperaturave të ajrit deri në 18-19 gradë Celsius.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50063 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE