Zyrtare! Rama prezanton rritjen e pagave, ja sa do të shkojë mesatarja

vovalbania April 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zyrtare! Rama prezanton rritjen e pagave, ja sa do të shkojë mesatarja

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë paradite kabinetin qeveritar. Rama thotë se kanë dakordësuar projektligjin për rritjen e pagave. Kreu i qeverisë tha se në harkun kohor brenda një viti paga mesatare do të shkojë nga 563 euro në 900 euro.

“Dola sot këtu sepse është një nga ditët të shënuara të qeverisjes. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardh se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë nga 563 euro në 900 euro. Të mund të rishpërndajmë të ardhurat aty ku edhe me shumë të drejtë familjet zakonshme shqiptar e presin më shumë se çdo gjë tjetër në arkën e buxheteve të tyre. Është e rëndësishme për ne që të konstatojmë se sa e qëndrueshme është ekonomia jonë.  Ja kemi dalë të rezistojmë plagëve dhe problemeve të rënda. Vazhdojmë të mbështesim të gjitha familjet dhe bizneset e vogla në mënyrë që mos të shohin asnjë qindarkë rritje në faturën e tyre. Sot mund t’ju themi të gjithëve se është dita për të marrë ato vetë, drejtpërdrejt në arkën e tyre familjare, frute nga kjo përpjekje dhe nga reformat që na kanë sjellë deri këtu. Nuk dua të humbas vëmendjen në shumë shifra. Detyra jonë tu japim shqiptareve maksimumin e produktit të reformave.’, tha Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE