Serbia liron Milan Radoiçiçin, ndalohet të largohet nga Serbia e të futet në Kosovë!

vovalbania October 04, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Serbia liron Milan Radoiçiçin, ndalohet të largohet nga Serbia e të futet në Kosovë!

Lirohet Milan Radoiçiç, një ditë pas marrjes në pyetje. Raportohet se gjyqtari i procedurës paraprake refuzoi propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit, të kërkuar me argumentin se ekziston rreziku i arratisjes. Me vendimin e sotëm, Radoiçiçit i ndalohet largimi nga territori i Serbisë, pa miratimin e gjykatës e nuk lejohet të shkojë në të Kosovës.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë të Serbisë, në datat 1 dhe 15 të çdo muaji, Milan Radoiçiç duhet të paraqitet në polici. Po ashtu, iu konfiskua përkohësisht pasaporta e rrezikon paraburgim nëse shkel detyrimet. Serbia e akuzon për blerje të armëve, municioneve e mjeteve shpërthyese me forcë të madhe shkatërruese në Bosnje-Hercegovinë prej janarit të këtij viti e deri më 24 shtator.

Më 29 shtator, Milan Radoiçiç mori përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin në Banjskë të Kosovës së veriut. Në po të njëjtën ditë, Radoiçiç i cili është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi dorëheqjen si nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e që gëzon mbështetjen e Beogadit zyrtar.

Më herët u njoftua hapja për qarkullim e Bërnjakut, një prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkë me Jarinjën, ky pikëkalim u mbyll më 24 shtator, pas sulmeve të armatosura ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Për pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbimin e zjarrit gjetën vdekjen edhe tre sulmues serbë. Ndërkaq, pika kufitare në Jarinjë vazhdon e mbyllur se siç konfirmojnë burime zyrtare policore, ende ka kërkime në terren në atë rajon.

Presidentja Vjosa Osmani tha se “Kosova po sulmohet” dhe se është “viktimë e një akti të agresionit nga Serbia”, pas sulmit nga grupe të armatosura serbësh ndaj policisë në veri. Më 24 shtator, ato sulmuan në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi gjetën vdekjen tre sulmues.

Për CNN-in, presidentja Osmani u shpreh:

Ndërsa ne po flasim, Kosova po përballet me sfida të papara: me sfida të sigurisë që vijnë nga akti i agresionit të Serbisë që ndodhi më 24 shtator. Ishte një akt agresioni i urdhëruar nga vendimmarrësit, nga shteti i Serbisë dhe i kryer nga grupet terroriste paramilitare.

Beogradi i mohon akuzat se qëndron pas këtij sulmi, duke thënë se serbët në Kosovë, “janë rebeluar kundër terrorit të Kurtit”, referuar kështu kryeministrit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48919 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE