Spiuni me të shkuar kriminale i Ardian Nikulajt, kush është Harry Simpson?

vovalbania April 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Spiuni me të shkuar kriminale i Ardian Nikulajt, kush është Harry Simpson?

Pas vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj në Shëngjin disa ditë më parë policia shqiptarë por edhe ajo britanike ka nisur një aksion për arrestimin e autorëve të përfshirë në ngjarjen e rëndë. Vetëm këtë të shtunë janë arrestuar 4 nga 6 të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit.Një nag të shpallurit në kërkim është edhe britaniku Harry Simpson. Ai tashmë është në arrati pasi policia britanike dhe autoritet shqiptare e kanë shpallur në kërkim.Por Simpson duket se nuk ka një të shkuar të qetë pasi ai ka një të shkuar kriminale.  

Mësohet se ai ka qenë i dënuar më parë, në 2019 për shitje të drogës nëpër rrugët e Londrës.

Në vitin 2015 ai ka qenë dënuar me 5 vite e 3 muaj burg pasi i kap me kokainë dhe kanabis me vlerë 40 mijë paund.

Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpi i janë gjetur edhe para cash për të cilat autoritete thonë se ishin të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48886 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE