Çifti Meghan Markle dhe Princ Harry drejt ndarjes?!

vovalbania May 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çifti Meghan Markle dhe Princ Harry drejt ndarjes?!

Meghan Markle dhe Prince Harry mbeten një nga çiftet më kontradiktorë, historia e të cilëve është komentuar shumë në media. Së fundmi, po qarkullon një lajm se dyshja është duke kaluar një situatë të vështirë dhe mund të shkojnë drejt ndarjes.

Lidhur me këtë situatë, është shprehur dhe vetë motra e Meghan, Samantha Markle. Pavarësisht se nuk ka asnjë lidhje me Dukeshën që nga viti 2014, Samantha pretendoi se kishte parë shenja që Meghan dhe Harry nuk i kanë punët mirë.

Çifti Meghan Markle dhe Princ Harry drejt ndarjes?!

Samantha ngriti shqetësimet e saj pasi u shfaq një video e çiftit në një ndeshje NBA ku ata u kapën duke u puthur. Meghan duket se e refuzoi puthjen e Harry-t, për të cilën Samantha tha:

Më parë, në të gjitha fotografitë ajo ishte e fiksuar me të, duke i vendosur duart mbi të, duke i kapur duart. A është ky një simbol i ndarjes?

Ndërkohë, çifti nuk i ka komentuar thashethemet dhe nuk dihet ende nëse ka ndonjë problem mes tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49371 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE