Sarah Berisha dhe DJ PM a kanë në plan të fejohen këtë verë? Blogerja shuan kureshtjen dhe zbulon si qëndron e vërteta

vovalbania May 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sarah Berisha dhe DJ PM a kanë në plan të fejohen këtë verë? Blogerja shuan kureshtjen dhe zbulon si qëndron e vërteta

Sarah Berisha dhe DJ PM vazhdojnë të jetojnë dashurinë e tyre që pas aventurës në edicionin e kaluar të “BBVIP”, teksa që prej daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, influencerja pyetet kryesisht për dy gjëra: “Kur do bëhen me fëmijë?” dhe “Kur do martohen?”.

Me anë të përgjigjeve që shpesh kanë dhënën në rrjetet sociale, moderatorja e “Kosherja” dhe Dj i njohur, e kanë bërë të ditur se preferojnë që ta marrin romancën e tyre me hapa të sigurtë dhe nuk ecin me plane afatgjata, megjithatë ndoshta të ndikuar edhe nga fakti që miqtë e tyre, Dagz dhe Einxhel, tashmë janë bërë prindër, fansat vazhdojnë t’i pyesin për fejesën, martesën dhe gjërat e këtij lloji.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa Sarah-n e kanë pyetur në lidhje me një fejesë të mundshme këtë verë, ndërsa përgjigja e saj ka qenë shumë interesante.

“Unë në verë lutem ta takoj PM, sepse ai aq i zënë është sa ne gjatë verës nuk na bie as të shihemi shumë për shkak të koncerteve. E jo më për fejesë. Nuk kemi menduar asgjë. Të paktën këtë vit jo. Nuk i dihet, por për momentin nuk e kemi menduar, as nuk e kemi diskutuar si gjë.”- thotë influencerja, duke treguar kështu se ata i kanë dhënë prioritet këtë kohë edhe punës e projekteve që kanë, megjithatë planet për hapin tjetër në lidhje duket se nuk janë edhe aq të largëta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE