Deputeti demokrat i jep mesazhin e koduar Sali Berishës: PD ka 2 komponentë jetikë për tu kthyer forcë fituese; bashkimin dhe marrëdhënien me SHBA

vovalbania May 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deputeti demokrat i jep mesazhin e koduar Sali Berishës: PD ka 2 komponentë jetikë për tu kthyer forcë fituese; bashkimin dhe marrëdhënien me SHBA

Deputeti Kreshnik Çollaku thotë se po punojnë për ringritjen e PD që sipas tij bëhet forcë qeverisëse përmes 2 kritereve.

Çollaku shprehet se njëra ka të bëjë me bashkimin e opozitës ndërsa tjetra me marrëdhëniet e SHBA që s’duhet të jenë të cenuara. Me këtë duket se i jep mesazh Sali Berishës, i cili është i shpallur ‘non grata’.

“Është e qartë që ka qenë rënie për të gjithë opozitën. Mendoj se aftësia jonë për të analizuar pse ndodhi është e lidhur me aftësinë apo jo për t’u ringritur. Nëse lexojmë mirë ringrihemi, në rast se i shmangemi, mundësitë për t’u ringritur janë të pakta. Çdo kush duhet të gjejë pozicionin e vet në këtë ringritje. PD ka 2 komponentë jetikë për të kthyer forcë qeverisëse dhe fituese. E para që demokratët të bashkohen, e dyta që marrëdhëniet me SHBA të jenë të pacenuara”, tha Çollaku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE