Harron Kiara Titon/ Zbulohet identiteti i të dashurës së Butrint Imerit, ja kush është 22-vjeçarja që i ka vjedhur zemrën (FOTO)

vovalbania May 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Harron Kiara Titon/ Zbulohet identiteti i të dashurës së Butrint Imerit, ja kush është 22-vjeçarja që i ka vjedhur zemrën (FOTO)

Butrinti ka publikuar disa fotografi nga pushimet në Meksikë, në një prej të cilave ai shfaqet i shoqëruar nga një femër në bikini e cila qesh në krahët e tij.

Imazhi vetë tregon se bëhet fjalë për të dashurën e tij të re, ndërsa burime ekskluzive për “Iconstyle” kanë zbuluar identitetin e vajzës.

Vajza në fjalë është nga Venezuela dhe quhet Emily Acevedo. E dashura e Butrintit siç duket edhe nga fotot është shumë e re vetëm 22 vjeç.

Imeri është përfolur shpesh për romancat e tij në showbiz-in shqiptar. Lidhja e tij më e bujshme ishte me moderatoren Kiara Tito, lidhje që ende sot e kësaj dite fansat kanë dëshirë ta përmendin e ta komentojnë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48622 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE