Një varkë pa njerëz | Nga Ida Nurçe

vovalbania June 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një varkë pa njerëz | Nga Ida Nurçe

Mirëseerdhët në varkën e epokës, ku njeriu është harruar!
Ku paraja dhe pushteti u japin lopatave.
Ku bukuria drejton velat.
Ku imoraliteti rregullon vendet e qëndrimit.

Ku ora e shtrenjtë tregon edhe sa do prekësh tokën, hënën, apo qiellin.
Ku çantat firmato të tregojnë histori dashurie.
Ku lëpirja e seksi të tregojnë si të bëhesh i suksesshëm.

Ku çrregullimet mendore të tregojnë si jesh i lirë të bësh ç’të duash e ta quash veten si ta ndjesh.
Ku një flamur me ngjyra të tregon nga po fryn era.

Ku një psikopat të tregon si të thërrasësh nënën, prind.
Ku televiziori të tregon botën e bukur përmes gënjeshtrave.
Ku analfabetizmi të jep mend e mësime jete.

Ku manekinat të tregojnë si të vishesh duke u zhveshur.
Ku partia vendos në do rrish, apo do zbresësh nga kjo epokë.

Ku familja është lënë në breg duke kërkuar ndihmë për t’u shpëtuar
Ku të jesh njeri, detyrohesh të gënjesh për t’u pranuar në këtë varkë e po të dashurosh quhet matuf, idiot, depresiv…!

Mirëseerdhët në këtë epokë pa zemër, pa ndjenjë e udhëtim të këndshëm!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE