“Do doja një mashkull të më shikojë siç sheh Luizi Kiarën”, Diola Dosti sqaron deklaratat për çiftin

vovalbania June 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do doja një mashkull të më shikojë siç sheh Luizi Kiarën”, Diola Dosti sqaron deklaratat për çiftin

Diola Dosti ka qenë njëra nga banoret e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania që mori vëmendje të madhe për aq kohë sa qëndroi brenda.

E ftuar në “E diell”, nutricionistja ka folur për çiftin e formuar në BBVA, Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, kua ka thënë se nuk ka dyshuar ndonjëherë në marrëdhënien e tyre, por që i duhet më shumë kohë njëri-tjetrit.

“Nuk e kam thënë asnjëherë që nuk e besoj dashurinë e tyre. Nuk është e vërtetë. Edhe kur kam qenë aty brenda e kam thënë që do doja që një mashkull të më shikon siç e shikon Luizi Kiarën. Këto janë të faktuara edhe me video”,u shpreh ajo.

“Kur kam dalë jashtë kam thënë që martesa e tyre është e shpejtuar se për të njohur gjërat e njëri-tjetrit duhet më shumë kohë. Unë nuk dyshoj në dashurinë, unë thjesht dua që çdo çift të ketë kohën për të njohur njëri-tjetrin”,vazhdoi tutje Dosti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50041 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE