E papritur, këngëtari i njohur bëhet pjesë e ‘Për’puthen’

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E papritur, këngëtari i njohur bëhet pjesë e ‘Për’puthen’

Emisioni i njohur i dashurisë ‘Për’puthen’ tashmë vjen me një risi të papritur në panelin e opinionistëve.

Moderatorja Megi Pojani ka njoftuar se tashmë Kastro Zizo do t’i bashkohet emisionit me kritikat dhe opinionet e tij për dinamikat dhe çiftet që do të krijohen në program.

I pyetur nëse e kishte menduar ndonjëherë vetën në këtë pozicion, këngëtari ka thënë:

“Ende jam pak kështu si një lloj shoku i përzier me realitetin. Nuk e kisha menduar kurrë të isha pjesë, megjithatë më sfidon e gjithë kjo. I kam bërë një dedikim të gjithë çunave dhe gocave këtu, në një mënyrë apo tjetrën dhe pretendoj që mund të them diçka më shumë sepse kam bërë një jetë aq dinamike, të mbushur me aq ulje-ngritje saqë ndonjë fjalë e imja mund të bëjë sens apo të ketë vlerë”.

Sa i takon opinioneve të tij për konkurrentët e formatit, artisti tha se do mundohet të jetë shumë objektiv, pavarësisht faktit se nuk dallohet si një mashkull që mbështet meshkujt e tjerë.

Në panelin e opinionistëve të “Për’puthen” janë momentalisht Neda Balluku, Aulona Musta dhe Kastro Zizo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE