Pas divorcit, Ariana Grande në një lidhje me aktorin e njohur!

vovalbania July 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas divorcit, Ariana Grande në një lidhje me aktorin e njohur!

Edhe pse lajmi u konfirmua vetë disa ditë më parë, Ariana Grande dhe Dalton Gomez i kanë dhënë fund martesës së tyre që në muajin janar, madje janë divorcuar, ndërsa artistja duket se e ka lënë këtë histori pas që tani dhe ka nisur një romancë të re me kolegun e saj në serialin “Wicked”, aktorin Ethan Slater.

Burime për “People” konfirmojnë: “Ariana dhe Dalton u ndanë në janar. Ajo dhe Ethan nisën të dilnin bashkë. Por, pavarësisht divorcit ajo dhe Daton po punojnë shumë që të kenë një marrëdhënie të shëndetshme miqësore. Ari ka vetëm fjalë të mira për të. Gjatë martesës së tyre, ai ishte fansi i saj nr. 1”

Pra, Grande vërtetë ka nisur dicka të re, por po përpiqet që të ruajë marrëdhënie të mirë, me ish-in e saj, teksa ndarja e tyre duket se ka qenë miqësore. Arsyeja e divorcit të tyre është pasi Gomez nisi të përballej me shumë sfida për t’u ambientuar me jetën dhe gjithë vëmendjen e Ariana-s.

“Ata e morën vendimin(për divorc) së bashku. Kishin probleme që para janarit, por donin që të ishin miq të ngushtë” – thotë i njejti burim.

Në fakt Daton është parë të dalë edhe me vajza të tjera, që pas ndarjes, megjithatë sipas njerëzve pranë tij, është zemërthyer dhe ka dashur të luftojë që mos ndodhë ndarja, ndërsa takimet me vajzat e tjera kanë qenë gjëra jo serioze.

Sa i takon partnerit të ri të artistes, Ethan sapo është ndarë nga bashkëshortja e tij, Lilly Jay, të cilën e ka pasur shoqe në gjimnaz. Ata u njohën në vitin 2012 dhe u martuan 6 vite më vonë, por më pas, u ndanë, megjithëse shkaku është ende i paqartë. Ai është baba i një djali, emri i së cilit nuk dihet publikisht, ndërsa burimet pranë tyre sigurojnë se asgjë mes tyre nuk ka nisur, në kohën kur ishin të përkushtuar me ish-partnerët respektivë, por mbrapa.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49129 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE