Tha se do të ishte tek “Kepi i VIP-ave”, Luizi nxjerr keq Olsa Muhametin: “Hajde gënjeshtër hajde”

vovalbania July 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tha se do të ishte tek “Kepi i VIP-ave”, Luizi nxjerr keq Olsa Muhametin: “Hajde gënjeshtër hajde”

Autorja e programit “Kepi i VIP-ave”, Olsa Muhameti, ka qenë e ftuar ditën e sotme në një intervistë për “Ftesë në 5” ku ka dhënë detaje të tjera për këtë sezon të ri.

Ajo tha ndër të tjera se edhe Luizi do të jetë në disa pjesë të programit dhe shtoi se këngëtari ka qenë bashkë me ta në Turqi gjatë xhirimeve.

Mirëpo, Luizi i përgënjeshtroi publikisht këto fjalë të Oltës.

Në një postim të një nga fanpage të Luizit ishte shkruar:

“O Olsa po pse mashtron moj vajzë ca të duket Luizi ty spidermen Amerikë-Turqi, gjej ndonjë mënyrë tjetër se me këto skenare nuk të ecën më“.

Ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte komenti i Luizit, i cili shkroi: “Hajde rren hajde. Dhe me sa siguri e thotë. Mqs ra fjala, tani jam në Korçë, por për 10 sekonda, më keni në Lezhë. Cit.Olsa” 

Më pas këngëtari ka bërë një postim ironizues për Olsën në InstaStory, tek është shprehur:

“Kam frikë të bëj foto tek Harku i Bërdicës, se del ndonjëra dhe thotë: Është tek Harku i Triumfit” 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48855 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE