Zgjedhja e kreut të PD-së, Jemin Gjana: 25 mijë anëtarë me të drejtë vote!

vovalbania July 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhja e kreut të PD-së, Jemin Gjana: 25 mijë anëtarë me të drejtë vote!

Të dielën, Partia Demokratike pritet që të votojë për kryetarin e ri. Në garë përballen Lulzim Basha dhe Gjergji Hani. Në kuadër të zgjedhjeve, sot u mblodh Këshilli Zgjedhor i Partisë Demokratike. Pas miratimit të listave të zgjedhësve, drejtuesi i tij, Jemin Gjana tha se janë 25 mijë anëtarë të Partisë Demokratike me të drejtë vote.

S’ka kushtëzim statutor që të bëjë llogaritë. Sot, lista zyrtare që do të dërgohet është 25 mijë.  Kaq është numri i anëtarëve të verifikuar. Në të gjitha rastet, degët e PD-së kanë sjellë verifikimin e listave të anëtarësisë. Nuk i kemi bërë ne në Tiranë. Sigurisht ka pasur grupe pune dhe të kryesisë.

Procesi vlen dhe është legjitim. Të angazhuarit në zgjedhjet e fundit në një grupim e tjetër parti politike, njëra zyrtare e jo zyrtare nuk mund të jenë pjesë e votimit.

Për çështjen e vulës, Gjana u shpreh se qëndron në zyrë të Protokollit e në Arkiv dhe nuk e mban Sekretari i Përgjithshëm.

Sa për vulën, më vjen keq, por unë nuk mendoj se vlen për audiencën, për publikun. Vula e PD-së si vula e çdo institucioni publik, ka një zyrë protokolli dhe arkivi. Në dijeninë time, vula ka qëndruar në zyrën e Protokollit. Nuk e mban as Sekretari i Përgjithshëm, as kryetari. Rri në protokollin e institucionit.

E dini pse e morëm vendimin, sepse po vinte momenti për zgjedhjen dhe rezultoi që s’kishim më vulë e natyrisht do e krijonim. Me duket e ulët ta marrësh vulën në xhep. Më vjen keq që Bardhi ka shkuar në këtë veprim që thotë se vula është këtu. Ne po prodhojmë një vulë tjetër.

Ndërkaq, mes demokratëve ka një debat mbi pranimin e procesit zgjedhor. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi me disa deputetë dhe një pjesë të Këshillit Kombëtar të PD-së, nuk njohin zgjedhjet e 29-korrikut. Madje, kërkojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar për anulimin e procesit. Nga ana tjetër, një grup ia besoi Sekretarit për Çështjet Ligjore, Indrit Sefës, vulën e PD-së, si dhe njohin procesin zgjedhor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE