Shkuan për pushime në Durrës, por 4 të rinj nga Kosova përfunduan të rrëmbyer!

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkuan për pushime në Durrës, por 4 të rinj nga Kosova përfunduan të rrëmbyer!

Kishin shkuar për pushime në Durrës, por përfunduan si pengje. Katër pushues nga Kosova u mbajtën peng në parkimin e një banese, në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar, në zonën e plazhit.

Katër të rinjtë u mbajtën për 45 minuta të rrëmbyer nga Dritan Kuçaj e Nexhmi Xhili, me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin në banesë.

Mësohet se fillimisht iu drejtuan një hoteli në Durrës, por në pamundësi për të gjetur dhoma të lira, kontaktuan dy personat që më pas u bënë pengmarrësit e tyre. Këta të fundit ofrojnë dhoma me qira në banesat e tyre, në plazh.

Shtetasit nga Kosova shkuan që të shohin dhomat në banesën e Kuçajt e kur nuk iu pëlqyen kushtet, ata vendosën të largohen në kërkim të një akomodimi tjetër.

Në këto rrethana, pronari i dhomave të plazhit insistoi që të rinjtë të marrin dhomat e tij. Në përpjekje për të siguruar klientelën e dëshiruar me çdo kusht, dy durrsakët i mbyllën të katër kosovarët.

Në këto kushte, njëri prej të rinjve telefonoi policinë duke denoncuar ngjarjen. Uniformat blu ndërhynë menjëherë duke i dhënë fund situatës së shëmtuar në plazhin e Durrësit.

Shërbimet e policisë vunë në pranga dy autorët, të moshave 48 e 49-vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48702 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE