Greqia kërkon betimin e Belerit, kryediplomati: Të sigurohet betimi, brenda apo jashtë burgut

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Greqia kërkon betimin e Belerit, kryediplomati: Të sigurohet betimi, brenda apo jashtë burgut

Greqia e ka cilësuar si zhvillim negativ vendimin e gjykatës së Lartë në Tiranë për të lënë në burg fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e himrës në zgjedhjet e 14 majit.

Ministri i Jashtëm grek, Girogios Gerapetritis ka kërkuar nga qeveria shqiptare të sigurojë betimin e menjëhershëm të Belerit si kryetar bashkie, brenda apo jashtë burgut .

“Ne do të vijojmë ta monitorojmë nga afër zhvillimin e kësaj çështjetje dhe do ta ngrejmë në të gjitha forumet nderkombëtare”, ka deklaruar kryediplomati grek për mediat vendase.

“Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e familjes europiane, duhet të respektojë me përpikëri parimet themelore të shtetit të së drejtës”, ka thënë Gerapetritis.

Fredi Beleri, kandidati i bashkë fitojmë për Himarën, u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve vendore për shit-blerje votash.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE