Me qerpikë dhe make-up, Kiara Tito “turpëron” Luiz Ejllin!

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me qerpikë dhe make-up, Kiara Tito “turpëron” Luiz Ejllin!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito  janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Vetëm pak më parë Kiara ka publikuar një video me Luizin në makinë, i cili është edhe shoferi. Teksa Kiara i drejtuar kamerën, Luizit i është shfaqur një filter për vajzat në Instagram, ku thekson buzët e mëdhaja, mollëzat dhe qerpikët fake e këtë video ‘funny’ çifti e ka postuar në rrjete sociale.

Ndërkohë, Luiz Ejlli ka publikuar në InstaStory këngën e tij të re të titulluar “Kiara”. Dedikimi për partneren e tij pritet të lançohet këto ditë, e teksa ne presim, ai ka ndarë një pjesë  të refrenit, ku përmendet emri i moderatores.

“Kiara, shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala”, janë disa nga vargjet e këngës që pritet të publikohet sot në orën 19:00.  Në video shfaqet Luizi dhe Kiara, të cilët shkëmbejnë dhe një puthje në buzë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE