Nëse doni t’a takoni Dua Lipën, e keni në jug të Shqipërisë!

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse doni t’a takoni Dua Lipën, e keni në jug të Shqipërisë!

Dua Lipa është shumë pranë, saktësisht në jug të Shqipërisë, duke kaluar pushimet e verës dhe duke pozuar si një yll në peizazhet fantastike të jugut.

Me aq sa Dua ka treguar në fotot e publikuara, duket se ajo ka vendosur t’i kalojë pushimet në Kep Merli, Ksamil.

Dua postoi një album me foto në Instagram, me mbishkrimin “Shtëpi”, shoqëruar me flamurin e Shqipërisë, për të na treguar se po, ka ardhur për të kaluar ca ditë të bukura në habitatin e vet.

Edhe verën e kaluar, Dua zgjodhi që të kalojë pushimet në Shqipëri, ku vizitoi plazhe, restorante dhe qytete të ndryshme të vendit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50950 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE